Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Diaspora do të ketë emra në listën e kandidatëve

Berisha: Diaspora do të ketë emra në listën e

Kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, do të ketë edhe emra nga diaspora.

Berisha tha se mbetet për t’u diskutuar nëse do të jenë të vendosur në listat e sigurta apo jo.

“Diaspora do ketë emra në listë. Nëse do ketë emra në listën e sigurtë  apo jo, këtë unë nuk mund ta them, sepse nuk është përfunduar lista e sigurtë.

Ka një moment që duhet të jemi realistë. Një forcë mazhore që ndërhyn në listë të sigurtë është koalicioni. Koalicioni përfaqëson, e them edhe njëherë, minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë. Mundet më shumë, por më pak jo, asnjëherë.

Atëherë, padiskutim që ky koalicion me pothuaj 1/3 e zgjedhësve do ketë përfaqësimin në listat e mbyllura. Dhe ky, pastaj i jep listës së mbyllur një karakter më të veçantë.

Pak a shumë, kjo është. 8 vende janë për aleatët, sepse aleatët në rekordin elektoral kanë minimumi 26% të zgjedhësve në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Të fundit