Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çdo deputet dhe anëtar i PD është i detyruar të jetë në protestën e 12 nëntorit

Berisha: Çdo deputet dhe anëtar i PD është i detyruar

Më 12 nëntor do të mbahet protesta kundër qeverisë Rama. Berisha tha se çdo deputet, anëtar dhe simpatizant i PD është i detyruar moralisht që të marrë pjesë në protestë.

Ai bëri dhe një përshkrim të situatës në vend, duke e krahësuar Shqipërinë me Vietnamin.

Sipas kryetarit të PD-së, Edi Rama ushtron kontroll mbi drejtësinë, ndërsa vuri theksin edhe te gjetjet e fundit.

“Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar- dhe në vlerësimin tim- i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare, antiregjim absolutar të datës 12 nëntor. I detyruar moralisht.

Ju e shihni rrokullimën e madhe, ju e patë se Shqipëria ka zbritur poshtë Vietnamit sa i përket shtetit ligjor. Vietnami është një shtet që drejtohet nga një parti komuniste, e megjithatë shteti ligjor është më i respektueshëm se në Shqipëri. Çka do të thotë se Vietnami ka një drejtësi më funksionale se drejtësia e kapur nga politika dhe korrupsioni në Shqipëri.

Si Vietnami dhe Shqipëria janë vende monopartiake, por i vetmi shkak pse Vietnami është para nesh, se Vietnami nuk pretendon që partia komuniste nuk kontrollon drejtësinë, por Edi Rama ushtron një kontroll të pamëshirshëm mbi drejtësinë.

Ju e patë, Eurobarometri i fundit, qytetarët shqiptarë hidhnin në kosh, reformën sorosiane, e cila shndërroi drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit", deklaroi Berisha.

 

Të fundit