Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të

Kreu i demokratëve Sali Berisha garantoi se çdo patronazhist do të shpallet kriminel elektoral.

Berisha tha nga komunikimi me qytetarët në Facebook, se shqiptarët janë të frikësuar nga presionet e partronazhistëve duke bërë një paralajmërim për këta të fundit.

"Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.

I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës. Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë", deklaroi Berisha.

Të fundit