Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sulmet e Kim nuk më lëkundin, në shtator do ulem me krenari në Kuvend

Berisha: Sulmet e Kim nuk më lëkundin, në shtator do ulem me

Në një intervistë për RTV Ora,

Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti se në shtator do të jetë në Kuvend si deputet i zgjedhur i PD, pavarësisht deklaratës së fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim sot ku i kërkonte kryedemokratit Lulzim Basha të distancohet prej tij.

Në një intervistë në RTV Ora, Berisha tha se sulmet e Kim nuk e lëkundin dhe se në shtator do të ulet me krenari në vendin që i takon në Kuvend.

RTV Ora: Pse zonja Kim e bëri kaq hapur deklaratën e saj?

Sali Berisha: Unë nuk e di se cilat janë motivet e sulmit politik dhe kërcënimit që zonja Kim i lejon vetes të bëjë, por unë u them shqiptarëve se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së interesit shqiptar në parlamentin e Shqipërisë.

RTV Ora: Thuhet se disa ambasadore do ta bojkotojnë seancën e kuvendit nëse paraqiteni ditën e parë? Keni ndonjë koment.

Sali Berisha: Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit. Unë jam deputet që do të ulem krenarish në vendin tim me një motivim më të madh se ndonjëherë tjetër, cili është vendimi që do të marrin ambasadorët është në tagrin e tyre.

 

Të fundit