Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Faktet tona do i çojmë në Kongresin dhe Senatin e SHBA, në Parlamentin dhe Këshillin e Europës

Berisha: Faktet tona do i çojmë në Kongresin dhe Senatin e

Kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se faktet dhe dokumentet e mbledhura deri tani nga zgjedhjet e 11 Majit, do t’i çojnë pranë qeverive të vendeve të lira.

Berisha tha se të gjitha do t’i dorëzohen Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve, si edhe Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

“Të saktësojmë, të gjithë deklaratat janë paraprake. Ne jemi opozitë që kemi faktuar. ‘Ëe change dhe ëorld’ (kemi ndryshuar botën) e bëmë ne këtë, e kemi bërë, dhe e kemi tani më të mundur se kemi shumë më tepër fakte.

Ku do të thoni ju? Në të gjitha qendrat e mëdha. Në Kongresin dhe Senatin e SHBA. Në Parlamentin Europian, në Këshillin e Europës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE, në ODIHR, pranë qeverive të vendeve të lira. E drejta e këtij populli do të mbrohet për votën e lirë, do mbrohet, do mbrohet”, deklaroi Berisha.

Të fundit