Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fitoi në lagjen e Bashës, Bardhi: Procesi u manipulua, votuan vetëm 10% e anëtarëve

Berisha fitoi në lagjen e Bashës, Bardhi: Procesi u manipulua, votuan

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar publikimin e pamjeve nga njësia nr.8 në Tiranë gjatë votimit në referendumin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës më 18 dhjetor.

Sipas Bardhit në një deklaratë për mediat, procesi është manipuluar teksa thekson se në votim morën pjes ëvetëm 10% e anëtarëve të kësaj pjesë dege.

Në degën ku rezulton i regjistruar dhe zoti Basha, u pa se ça ndodhi. Sot çdo shqiptar, çdo demokratë ka parë se si nga 117 anëtarë të PD, nga rreth 190 individë që kanë hyrë brenda ambienteve ku bëheshin votimi, rezultati u pa se kishin marrë pjesë më shumë anëtarë.

Në këtë degë secili prej jush mund të shihni 12 orë filmime, nga momenti i hapjes së derës deri te procesi i fundit, në këtë proces kanë marrë pjesë më pak se 10% e anëtarëve të kësaj pjesë dege. Ky proces u realizua njësoj në të gjitha degët e partisë.

Por kemi vendosur që të heshtim në funksion të demokratëve. Me një 5-fshim apo 6-fishim, ku Berisha harton vetë listat, vetë i jep fletët e votimit, dhe i numëron, kur ky proces është manipuluar në mes të Tiranës, imagjino se çfarë është bërë në degë të tjera të Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.

 

Të fundit