Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për Dvoranin dhe tregon emrin e “viktimës” së radhës së Edi Ramës

Berisha flet për Dvoranin dhe tregon emrin e “viktimës”

Ardian Dvorani ishte emri që prodhoi debat në Kuvend, pasi demokratët e kundërshtuan zgjedhjen e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha për mediat se Dvorani simbol i korrupsionit dhe turpi i drejtësisë.

Më tej shtoi se Ramën e ka kapur “spiuno-fobia”, referuar numrit të ulët të votave të deputetëve që arriti të merrte Dvorani.

Berisha tha se “viktima” e radhës do të jetë Vali Bizhga, drejtoresha e kabinetit në kryeministri.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e parë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS. Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë.

Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.

Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga”, u shpreh kryedemokrati.

 

Të fundit