Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ftesë deputetëve të PD: I mirëpres t’i bashkohen grupit, ç'thotë për bashkëpunimin me Ramën

Berisha ftesë deputetëve të PD: I mirëpres t’i

Deputetët e grupit parlamentar të PD-së janë të ftuar t’i bashkohen partisë dhe të heqin dorë nga të qenit vegla të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook. Berisha tha se mirëpret çdo deputet t’i bashkohet grupit, por nuk do të ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.

Berisha shtoi se sot nuk ka shqiptar që s’është i bindur se Lulzim Basha është marrë peng nga Rama me dosjen ruse.

“Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq. Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, tha Berisha.

Të fundit