Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat

Berisha: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në Shkodër për të parë nga afër situatën me përmbytjet.

Berisha tha se hapja e digave për të shkarkuar sasinë e madhe të ujit u bë nga qeveria pa njoftuar Bashkinë e Shkodrës dhe banorët për të marrë masa. Kryedemokrati shtoi se KESH kreu një krim duke mos vënë në dijeni kryetarin e bashkisë mbi shkarkimin e digave.

“Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 a më shumë me turbina. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale se ishte e parandaluar.  Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve.

Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor. Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë”, tha Berisha.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia pohoi se nuk ishte njoftuar nga instancat qeveritare mbi hapjen e portave të digave gjatë natës. Sipas Spahisë, kjo shkaktoi përmbytje të pashmangshme dhe i gjeti banorët e papërgatitur.

 

Të fundit