Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lulzim Basha të na bëhet mësim të gjithë demokratëve

Berisha: Lulzim Basha të na bëhet mësim të gjithë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh në mbyllje të ‘Foltores’ së zhvilluar në Pogradec. Berisha tregoi se ka pasur një përpjekje nga ana e Bashës për të krijuar atë që ish-lideri e quajti ‘bashizëm’.

Sipas Berishës, Basha do të duhet t’iu bëhet mësim të gjithë demokratëve, për faktin se ai kryetar që nuk fiton zgjedhjet, duhet të largohet.

“Ka pasur një përpjekje të padenjë të kryetarit për të krijuar bashizëm. Në vitin 2017, ndonëse kishim rënë në nivelet më të ulëta historike të votave, dëgjoja deputetë që thoshin jemi të Bashës. I dëgjoja me habi. Këtë koncept e kishte implementuar në mënyrë çuditshme Basha, që besonte se po krijonte bashizmin. Shumë normale që një kryetar të shkëputet nga kryetari tjetër dhe të krijojë doktrinën e vet, po jo të shkëputet nga partia. Ky mentalitet dhe koncept bëri që ai të mos bëhet lider kurrë. Mirë nëse nuk donte t’i ngjante Berishës, por ti nga anëtarësia nuk ke si të shkëputesh sepse ata janë krenaria, ata janë baza, ata janë gjithçka. Ti mund të krijosh doktrinën tënde, por duke fuqizuar partinë dhe njerëzit. Vetë kalon nga humbja në humbje dhe nuk ikën. Ke qenë kryetar dhe je bërë mëkatar. Ndaj dhe këto nuk do të ndodhin. Do ketë një ligj: humbe zgjedhjet, ikën. Nuk do rrish më kryetar pse nuk gjejmë një tjetër më të mirë se ti. Lulzim Basha të na bëhet mësim të gjithë demokratëve, humbe zgjedhjet, do ikësh,” tha Berisha.

 

Të fundit