Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Berisha mbështet protestën e banorëve të Thumanës: Po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin
Kreu i PD, Sali Berisha ka mbështetur protestën e banorëve të Thumanës dhe Fushë Krujës, të cilët sërish sot bllokuan autostradën Thumanë -Kashar.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se banorët po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin për të drejtat e tyre.
Berisha:Të dashur miq, në emër tuaj dua t’u dërgoj një përshëndetje të përzemërt guximtarëve të Thumanës dhe Fushë Krujës që po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin për të drejtat e tyre.
Për veprimtarinë e tyre kundër ndëshkimit që Edi Rama me lubinë e tij Balluku iu bëri me segmentin e autostradës Thumanë-Kashar.
Miqtë e mi, duhet të jesh i zhveshur nga çdo ndjenjë të marrësh përsipër t’i përjashtosh nga qarkullimi, t’u shkatërrosh bizneset dhe jetesën qindra e qindra familjeve, ndërkohë që janë ndërtuar në atë zonë autostrada shumë më të gjata dhe nuk kanë krijuar asnjë shqetësim sepse janë vendosur të gjitha hyrjet dhe daljet ashtu siç e meritojnë qytetarët.
Ky ndëshkim që i bëhet zonës së Thumanës dhe Fushë Krujës është një dëshmi tjetër se si shndërrohet në mallkim për qytetarët edhe një punë publike.
Dhe po të kemi parasysh këto janë 21 kilometrat e para që fillohen dhe mbarohen nga kjo qeveri në 11 vite të ekzistencës së saj.
Iu bëj thirrje qytetarëve të Thumanës, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, Krujës dhe mbarë Shqipërisë, solidarizohuni me çdo qytetar që mbron të drejtën.
Përshëndes përsëri fermerët e Maliqit, të cilët vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre.