Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk ka asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe Lulzim Bashës

Berisha: Nuk ka asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralelizëm mes Luzlim Bashës dhe Tom Doshit.

Në një intervistë me Çim Pekën , Berisha u sh0preh se Doshi ndjek axhendën e tij, ndërsa Basha është një peng. Kryedemokrati tha se ishte Rama ai që i mbylli dosjen e larjes së parave dhe ky është një fakt.

Berisha shtoi se në rrafshin politik nuk ka as një ndryshim mes Bashës dhe Doshit.

Berisha: Kam pranuar Lufter Xhuvelin sepse ai ishte kryetari një partie reale, Agrare qendër e majtë, e cila ka pranuar programin e PD-së, ka paraqitur vërejtjet e veta, dhe kemi qeverisur shumë mirë së bashku. Kjo është në kuadrin e një koalicioni disa partiak. Është një gjë normale. Ndërsa lidhur me këta dy persona, këta sot janë nën shërbim të Edi Ramës, ose po aq në shërbim sa Tom Doshi. Por Tom Doshi nuk bën protagonizëm, rri në punën e vet, merr ato tendera, jep ato 3-4 vota. Thashë, se në parimin se këtu është një relacion fatal që krimi shndërrohet dhe vota në krim. Ai fiton 3 mijë tendera, ato shndërrohen në vota dhe ai vazhdon e fiton 5 mijë tendera. Ky është një relacion i tmerrshëm në Shqipëri.

Kurse Lulzim Basha është peng. Nuk mund të them se është peng Tom Doshi, se do ja thoja menjëherë Tom pengu, po jo nuk ështe peng. Tom Doshi ndjek agjendën e tij. Lulzim Basha është peng i faktuar me dosjen e larjes së parave. Ata që shkojnë mbas pengut bëjnë zgjedhjen e tyre. Por që Lulzim Bashës ja mbylli Edi Rama dosjen këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Dhe e ka lënë mundësinë për ta hapur, sepse njëri prokuror nuk e ka firmosur, pra jemi në këto kushte dhe ju e patë. Njoftimin për Lulzim Bashën në parlament e bëri kryetarja e parlamenti që nuk ndodh kurrë. Pra është një fakt.

Të fundit