Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pas Durrësit, Rama po tenton të vjedhë edhe te porti i Vlorës!

Berisha: Pas Durrësit, Rama po tenton të vjedhë edhe te porti i

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga Vlora se pasi vodhi portin e Durrësit, Rama po tenton të marrë edhe atë të Vlorës.

Berisha deklaroi se për qeverinë qytetari është një qenie për t’u mashtruar, ndërsa shtoi se problemi i vetëm i Ramës është se si të grabitë pasuritë publike.

“Për këta, qytetari është një qenie për t’u mashtruar dhe për t’u vjedhur. Porti i Vlorës, nëse do të bësh ndërtime, bëj aksionerë qytetarët e Vlorës, se është tokë e tyre. Por shkon te peshkatarët. Pse nuk shkon atje ku është porti. Vlora është vendi i vetëm në brigjet shqiptare ku mund të ndërtohet një port gjigant për shkak të thellësisë së ujërave. Por problemi është si të grabitë këtu portin, në Durrës, si të grabisë pasuritë publike, si të grabisë kushëririn e tij Paskalin. E marr në mbrojtje se ka të drejtë Paskali, përdor të gjithë shtetin për t’i marrë trashëgimitë që ka. Paskali ka guximin, se atij tjetrit ia ka mbyllur gojën, atij demokratit tonë Nestori”, tha Berisha.

Të fundit