Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zhvendoset para Parlamentit: Pjesëmarrja në protestë ishte historike, opozita ka vetëm betejë

Berisha zhvendoset para Parlamentit: Pjesëmarrja në protestë

Pas mbylljes së protestës, kreu i PD Sali Berisha u zhvendos para Parlamentit, ku vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në protestën e mbajtur para Kryeministrisë.

Berisha tha se opozita ka vetëm një betejë, ndërsa e cilësoi protestën e sotme historike si një revoltë para “pallatit të krimit”.

“Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet. Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama. Atëherë ai është një pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë...

...Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha.... Opozita ka vetëm betejë....”, deklaroi Berisha.

Të fundit