Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për 21 Janarin: Nuk u dha urdhër për të qëlluar, ja ç’më kërkoi Basha

Berisha për 21 Janarin: Nuk u dha urdhër për të

“Nuk është dhënë asnjë urdhër për të qëlluar”, deklaroi kreu i PD Sali Berisha referuar ngjarjes së 21 Janarit.

Kryedemokrati tha se Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, i ka kërkuar të evakuohet nga zyra pasi demonstruesit po hidhnin gurë në drejtim të zyrës së Kryeministrit.

Berisha tha se nuk ka pranuar duke folur edhe për ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Berisha: Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër. Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.

Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund.

Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori.

Të fundit