Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për shkarkimin e Metës: Proces i turpshëm politik! Kushtetuesja nuk duhet ta pranonte

Berisha për shkarkimin e Metës: Proces i turpshëm politik!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, e cila është marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Për ‘Log’, Berisha tha se Kushtetuesja nuk duhej ta kishte marrë çështjen në shqyrtim, duke e cilësuar si një proces të turpshëm politik. Sipas tij, shkarkimi i Metës nga ana e Kuvendit dëshmoi se ai nuk ishte ‘Parlament’.

“Është një histori e një procesi të turpshëm politik. Evokim i nenit 55 të kohës së diktaturës, të cilin kurrë Kushtetuesja nëj akt të një parlamenti militant nën diktatin e një njeriu që kërkon të vendosë pushtetin absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim. Të ndërmarrësh akt shkarkimi për presidentin e Republikës, siç bëri parlamenti i shkuar dëshmoi se çdo gjë ishte po Parlament jo. Gjykata kurrë nuk duhet ta pranonte ta merrte”, tha Berisha.

Të fundit