Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton dokumentin e vjedhjes së zgjedhjeve: Pas 2013-ës, Shqipëria nuk ka pasur garë elektorale

Berisha prezanton dokumentin e vjedhjes së zgjedhjeve: Pas 2013-ës,

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar dokumentin e vjedhjes së zgjedhjeve në vendin tonë. Berisha tha nga konferenca e përjavshme për shtyp se shtylla kryesore është farsa zgjedhore e vitit 2023.

Berisha tha se që kur Rama ka ardhur në pushtet nuk ka pasur asnjë garë të vërtetë elektorale.

Kreu i demokratëve shtoi se dokumenti dëshmon punën më të mirë që ka bërë PD-ja në identifikimin e problemeve.

“Pas një periudhë pa diskutim të zgjatur të përpjekjes sonë shumë serioze do të thosha, për identifikimin e të gjitha problematikave të panumërta të procesit zgjedhor, përfundimit të një dokumenti shumë serioz, falë punës së shkëlqyer që kanë bërë degët në identifikimin e problemeve, drejtuesit e qarqeve, grupi i punës ka përfunduar dhe ditën e mërkurë ne paraqesim në publik këtë dokument në dy vëllime, i cili do të jetë shtyllë bazë e analizës suaj.

Analiza do ketë dy shtylla kryesore, njëra është farsa zgjedhore 2023, tjetra është çfarë duhet bërë për përmirësimin maksimal të punës për eliminimin e dobësive të konstatuara gjatë fushatës elektorale në të gjithë strukturat tona dhe në tërësi do të regjistrohen, do të debatohen propozimet, mendimet, sugjerimet e anëtarësisë dhe drejtuesve lokalë për përmirësimin e punës sonë.

Do ndalem te shtylla e parë. Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën. dokumenti që ju do merrni, dëshmon punën më serioze që kjo parti ka bërë në ekzistencën e saj për të evidentuar dhe mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

Çfarë na duhet kjo? Unë mendoj se kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme. Që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet, por edhe më parë, në Shqipëri ka pasur debat për zgjedhjet. Por ky debat u kapërcye në vitin 2005, 2009, 2013, bazuar jo në pretendime absurde, por në dokumente ndërkombëtare. Pas vitit 2013 gjer sot, Shqipëria nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë garë të vërtetë elektorale”, tha Berisha.

Të fundit