Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria është në narkodiktaturë, në diktaturë nuk ka zgjedhje, por farsë

Berisha: Shqipëria është në narkodiktaturë, në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhen nën regjimin e një narkodiktature autokratike që funksionon mbi baza të farsës elektorale dhe shtypjes së pluralizmit.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha theksoi se një nga synimet kryesore të qeverisë ka qenë dobësimi i Partisë Demokratike dhe shndërrimi i saj në një fasadë të pushtetit dhe se ndërhyrja e tij në parti erdhi për të ndalur këtë proces dhe për ta rikthyer PD-në në rolin e saj opozitar.

Berisha deklaroi se në një sistem që ai e cilëson si diktaturë, zgjedhjet nuk janë reale, por thjesht një farsë politike.

“Kjo është një narkodiktaturë, kjo është narkodiktaturë autokratike që bazohet në farsën elektorale, që pranon pluralizmin por e shtyp pluralizmin, siç e patë Ilir Metën dje në kafaz. Pra, kemi të bëjmë me një diktaturë, e cila në projektet e saj ogurzeza kishte një objektiv madhor, shndërrimin e PD në fasadë të saj. Në aleaten në bashkëqeverisje. Në fasadë. Aty një njeri ndërhyri dhe ky ishte Sali Berisha.

Së dyti, e kam thënë dhe e them, 2021-shi nuk ishin zgjedhje, ishin farsë. Por ai që drejtonte nuk kishte preokupim farsën, kishte preokupim si të bënte koalicion me Edi Ramën. Kurse më vonë, qoftë në vitin 2023, qoftë në vitin 2025, PD arriti ta gozhdojë Edi Ramën si armik të votës së lirë. Zgjedhjet në Shqipëri, u tha me zë të lartë, se organizatat kriminale nuk lejojnë rotacionin e pushtetit në Bruksel. Se zgjedhjet në Shqipëri shkelën standardet kryesore të dokumenteve të Kopenhagenit për zgjedhjet, të platformës së Këshillit të Europës për zgjedhjet dhe dokumente të tjera. Pra, kjo parti mbrojti, brenda dhe jashtë vendit, votën e shqiptarëve. Diktatura nuk zhvillon zgjedhje. Në diktaturë ka farsë”, deklaroi Berisha.

 

 

Të fundit