Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Bashës: O pengkryetar, firmat do t'i shohësh vetëm si anëtar i PD. Mbi to ke zero tagër

Berisha thirrje Bashës: O pengkryetar, firmat do t'i shohësh

Firmat e Kuvendit Kombëtar, që kanë ngjallur polemika, debate dhe ‘përplasje’ në selinë blu, “nuk janë një tagër i Lulzim Bashës”. Kështu deklaroi Berisha nga ‘Foltorja’ e Sarandës.

Berisha i bëri tirrje Bashës s’mund të shkojë në çdo kohë t’i shohë firmat, por vetëm si një anëtar i Partisë Demokratike. Njëkohësisht Berisha thekson se në zgjedhjet e fundit Basha u votua vetëm nga 100  mijë shqiptarë, për arsye se ata e kanë humbur tashmë besimin te lidershipi.

"Në 8 vite kryetari që e mbështetëm të gjithë me mundësitë tona më të mëdha. Problemi është se ai që drejtonte partinë ishte një lider i thyer, nuk e udhëhiqte dot këtë forcë politike. E spostoi majtas. I shuajti pothuajse tërësisht shtyllat kryesore. 620 mijë shqiptarë votuan në zgjedhjet e fundit PD-në më pas e 100 mijë votuan kryetarin sepse nuk i frymëzonte dhe nuk i besonin. Ky njeri nuk respekton asnjë nga normat demokratike të kësaj partie. Tani përpiqet të delegjitimojë nismën tuaj. Frikë dhe tmerr nga firmat. Ti s’do shohësh asgjë. Ti peng kryetar do shohësh ccdo fletë si anëtar i Partisë Demokratike. Tagër mbi to ke zero, zero,zero”, u shpreh Berisha.

Të fundit