Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Gjykatës së Hagës: Shpallni të pafajshëm ish-krerët e UÇK, vendin aty e ka Rama e Vuçiç

Berisha thirrje Gjykatës së Hagës: Shpallni të

Kryetari i PD, Sali Berisha nga protesta para Kryeministrisë iu drejtua me një mesazh gjyqtarëve në Hagë të cilët kërkuan 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së.

Berisha kërkoi nga Haga që të shpallë të pafajshëm ish-udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar këta të fundit për mbrojtjen që i bënë shqiptarëve në gjenocidin serb.

Kryedemokrati theksoi se vendin në Hagë e kanë Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama.

“Dje në Hagë, prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamflete e propaghandës së verbër ultranacionaliste serbe. Nga kjo platformë, në emër tuaj, i shpreh besimin e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit.

Të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me guxim dhe heroizëm mbrojtën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi më i egër, gjenocidi serb.

Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Aleksandër Vuçiç në Beograd që mori pjesë në safarin e qytetarëve në Sarajevë dhe që nuk njoh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij, Edi Rama, i cili ka përzënë 1 milionë shqiptarë.

I cili me kushtet e kalkulueshme për largimin dënohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në përputhje me konventën e OKB, nenin pesë të saj”, deklaroi Berisha.

Të fundit