Flash News
Berisha thirrje komunitetit ndërkombëtar: Ndaloni çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës
Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë çdo përpjekje të Edi Ramës për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës.
Berisha tha se Rama nuk e cilësoi akt terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe as nuk shprehu ngushëllime për efektivin e vrarë. Sipas tij, Rama synon të ndajë Kosovën.
“Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar. E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun.
Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij.
Hetimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar qëndrimet, për të vendosur sanksionet ndaj Vuçiçit dhe Serbisë si një mjet i domosdoshëm për ta bërë më realist Beogradin ndaj zhvillimeve në rajon.
Ndërsa thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga, destabilizuese, synon ndarjen e Kosovës dhe mbijetesën e tij si një njeri që është i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit”, u shpreh Berisha.