Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Thuhet se e kanë goditur Veliajn, për të mos thënë tentativa të tjera

Berisha: Thuhet se e kanë goditur Veliajn, për të mos

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në kushte të rënda izolimi në burg.

Berisha u shpreh se Veliaj nuk lejohet të takohet me askënd dhe madje, është përfolur se është goditur e se ka pasur edhe tentativa të tjera ndaj tij.

“Së pari u faktua se kush e burgosi Erion Veliajn, dhe për ç’qëllime e burgosi. Nuk kemi keqardhje se, Erion Veliaj e meriton 100 herë. Ato akuza dhe një mal tjetër shumë më i madh duhej të rëndonin mbi të.

Por nga tjetër, shkelmimi i të gjitha normave elementare të të drejtave të njeriut. E keni marrë vesh, se atje nuk mund ta takojë njeri atë. Nuk e takon njeri.

E keni marrë vesh, thuhet se e kanë goditur, për të mos thënë tentativa të tjera, me ushqim e pa ushqim, gjëra, se kur nuk ka asnjë lloj transparence, dhe tani bënte të paditurin ky.

Ky që i organizon të gjitha, thoshte bëjnë këtë dhe këtë. Pra, kjo është”, deklaroi Berisha.

Të fundit