Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ç'do ndodhë më 12 Dhjetor: Anulojmë çdo vendim të fundit të Bashës

Berisha tregon ç'do ndodhë më 12 Dhjetor: Anulojmë

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit më 11 Dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë pas Kuvendit.

Në një lidhje për emisionin 'Opinion' në Tv  Klan, Berisha u shpreh se pas Kuvendit, partia do të jetë e rithemeluar, dhe çdo vendim i marrë kohët e fundit nga kreu i saj, Lulzim Basha, do të anulohet. I pyerut nëse do të shkojë në Kuvendin e 18 Dhjetorit, nëse është maxhorancë, Berisha u shpreh se 21 anëtarë të atij Kuvendi janë jolegjitim.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Mëngjesin e 12 Dhjetorit çfarë do ndodhë nëse keni shumicën?

Berisha: PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Fevziu: Ku? Në rrugë, në zyra me qera?

Berisha: Selia është e PD nuk është pronë e Bashës është pronë e PD.

Fevziu: Rrezikon PD të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD. Në 11 Dhjetor do anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do krijojë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD.

Fevziu: Në 18 Dhjetor do shkoni në kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: A mund të më thoni çfarë është ai kuvend? Kryesia aktuale e PD, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç parashikon statuti.

Të fundit