Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon historinë e fitores me 80 vota në 2011: Basha ishte dakord me humbjen

Berisha tregon historinë e fitores me 80 vota në 2011: Basha ishte

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një episod nga zgjedhjet e vitit 2011, ku Edi Rama kishte përparuar ndjeshëm në garë kundrejt Lulzim Bashës.

Nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës, Berisha tregoi se kishte kërkuar nga një këshilltar amerikan që edhe votat të cilat ishin hedhur gabimisht në kutitë e votimit, të quheshin të vlefshme bazuar mbi Kodin Zgjedhor. Këshilltari i kishte pohuar Berishës, se Basha kishte qenë dakord me humbjen.

“Nuk po merrem me faktin se absolutisht çdo natë, dhe janë të gjitha kronikat, por përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha me ish-kryetarin e partisë për fushatë. U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Më njoftojnë zyrtarët tanë se në kutitë e votimit janë vota të keqvendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor të Venecias si vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhet e vlefshme. Unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre. Tani vjen pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan në fushatë, shumë i mirë, më troket dhe më thotë se te Rruga e Elbasanit ka një shqetësim për këtë që po bëjmë. Druhem shumë se do bëjnë deklaratë, më thotë. Miku im, i them unë, po numërohet çdo votë në përputhje me dy kodet më të rëndësishme zgjedhore në botë. Këto janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës, janë të ftuar të prekin dhe të shohin çdo votë. Votë kujt nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu. Unë po të flas në emër të zotit Basha, më thotë ai. “I them thuaj zotit Basha se nuk po e bëj për të, por po e bëj për demokratët shqiptarë,” i them. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit ç’është e vërteta. Pas asaj fitoreje ai nuk pa më asnjë fitore elektorale dhe vetëm humbje,” tha Berisha.

 

Të fundit