Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron kombëtaren dhe u bën thirrje tifozëve: Slogani juaj të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët!

Berisha uron kombëtaren dhe u bën thirrje tifozëve: Slogani juaj

Kur na ndajnë 24 orë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë në Euro 2024, kreu i PD, Sali Berisha ka motivuar kombëtaren shqiptare.

Berisha: Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët.
Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë.
Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.
Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.
Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë.
Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët!
Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni.

Të fundit