Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi, uron të riun e forumit rinor dhe ironizon ish drejtuesin e LSI: Me Super Braimllarin tonë

Blushi, uron të riun e forumit rinor dhe ironizon ish drejtuesin e LSI: Me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka uruar për ditëlindjen njërin nga aktivistët e formurit rinor të kësaj partie, Elseid Braimllari.

“Edhe 100 Pranvera të reja për Elisedin, një nga drejtuesit e mrekullueshëm të forumit rinor!”, shkruan Blushi duke ironizuar ish drejtuesin e partisë së tij Endrit Braimllari.

Kujtojmë që ish deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka njoftuar 'divorcin' me Partinë e Lirisë.

Në media ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. 

Mesazhi i Blushit:

Me Super Braimllarin tonë!

Edhe 100 Pranvera të reja për Elisedin, një nga drejtuesit e mrekullueshëm të forumit rinor!

Mirënjohje për punën e palodhur për zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë dhe në veçanti për integritetin dhe vlerat e larta morale që ka dëshmuar në vite, për qëndresën, sakrificat dhe luftën e pakompromis në përballje me Narkoregjimin dhe veglat e tij.

Shumë urime dhe me Fitore!

 

 

Të fundit