Flash News

Ditari i Opozitës

Bushati kërkesë Bashës pas humbjes: Të lëmë egot personale bashkë me kolegët e ‘Shtëpisë së Lirisë’

Bushati kërkesë Bashës pas humbjes: Të lëmë egot

Humbja e PD në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ka sjellë revoltë brenda grupit parlamentar, Në mbledhjen e sotme, ka patur deputetë që i kanë kërkuar Lulzim Bashës të largohet dhe të hapen zgjedhje në parti.

Ndërkohë, deputeti Helidon Bushati i ka kërkuar Bashës mbajtjen e një Kongresi pajtimi.

“Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të gjithë ne dhe kolegët e Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale. Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave”, ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër Basha u përgjigj: Dy rrugë ka ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është ta marrë PD për t’u mbrojtur nga “non grata”.

 

Të fundit