Flash News

Ditari i Opozitës

"Buxheti 2022", Basha: 113 mln euro për PPP, mbi 50 mln euro për luks Nusretësh

"Buxheti 2022", Basha: 113 mln euro për PPP, mbi 50 mln euro

Prezantimi i projektbuxhetit nga kryeministri Edi Rama pasoi me kritika të forta nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili hodhi një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke nënvizuar se projektligji në fjalë nuk është në interes të qytetarëve.

Ai shtoi se përveç opozitës, ky projektbuxhet nuk mbështetet as nga bizeset. Basha ka cituar disa nga gjetjet e institucioneve financiare ndërkombëtare për të treguar nivelin e varfërisë në Shqipëri.

Sipas tij, qeveria do të shpenzojë 113 milionë euro për kontrata PPP, ndërsa shton se kjo shifër mund të vendosej për të ndihmuar qytetarët dhe nxitur ekonominë.

Basha ka vazhduar me akuzat nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se qeveria ka planifikuar për të shpenzuar mbi 50 milionë euro për "luks qeveritar".

“Buxheti i shtetit është akti që reflekton mënyrën se çfarë është një qeveri. Vizionin apo mungesën e vizionit të një qeverie. Përcakton veprimin ekonomik me të cilin preken jetët e qytetarëve. Është në çdo rrethanë, edhe pas perversitetit të 25 prillit. Këtu vendosin se si dhe sa do nxjerrin dhe do shtrydhin nga xhepat tuaja dhe se çfarë do bëjnë me këto para.

Nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim, të qartë kanë qenë kundërshtimet e industrisë prodhurese, dhjetra dhomave të tregtisë apo dhe bizneseve të vogla. Nuk e kanë përqafuar këtë buxhet.

51% është shifra e Eurostat që tregon përqindjen e qytetarëve në rrezik varfërie, më e larta në Ballkan. Banka Botërore thotë se vitin e kaluar iu shtuan 28-112 mijë të varfër. Këto janë jetë të shkërmoqura. Çmimet parakalojnë këtë indeksim të vobektë të pensioneve dhe rrogave.

Lista pafundme borxhesh, mbeten të braktisur të mëdhenj sepse asgjë nuk është parashikuar për ta. Po menduan për ta rrezikojnë që të mos japin ato 113 mln euro që i kanë caktuar për PPP-të, për një grusht njerëzish. 113 milionë euro është një shifër 5 herë më e lartë për indeksimin e pensioneve.

Familje në nevojë, ju dhjetra mijë që ju mbajnë me skemën ekonomike dhe ju që jeni flakur padrejtësisht nga kjo skemë, kjo shumë 113 milionë euro është 3 herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen. Dorëlëshuar nuk janë vetëm me PPP-të, por dhe me luksin qeveritar. Ndërkohë që flasin për krizë energjitike, këta planifikojnë të shpenzojnë 51.2 milionë euro për mobilime, makina, dhe zyra qeveritare. Para që duhet të ishin në duart e familjeve, dhe jo në duart e tyre të stërvitura për t’i çuar në luks Nusretësh”, tha Basha.

Të fundit