Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi kundër Begajt për President: Po bëni kapjen finale të pushtet, do votojmë kundër

Bylykbashi kundër Begajt për President: Po bëni kapjen finale

Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës së Shqipërisë. Emri i propozuar i socialistëve do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit sot në orën 18:00.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, u shpreh kundër kandidaturës së ish-shefit të Shtabit të FA, teksa kërkoi që anëtarëve të komisionit t’iu paraqitej dekreti i firmosur nga Ilir Meta për lirim nga detyra e Presidentit.

Bylykbashi iu drejtua socialistëve duke i thënë se po bëjnë kapjen finale të pushtetit, duke propozuar një kandidat në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Demokrati tha se opozita do të votojë kundër emrit të Begajt në Kuvend.

“Ushtarakët e shërbimit aktiv e kanë të ndaluar të zgjidhen në funksion të presidentit të republikës. Duhet që në momentin e zgjedhjes të ketë I lirë. Jemi përpara nevojës për të verifikuar dhe në këtë komision nuk ka dokument që e vërteton. Meqë po përpiqeni ta tejkaloni duke thënë merreni dosjen e keni aty, dua të ndalem te kjo çështje. Po të shihni raportin, flisni për gjeneralin Begaj, do të kishte qenë me vlerë të kishim një CV të detajuar e jo vetëm me aspektet formale, por mbi të gjitha ka një parim të rëndësishëm. Në 91 kemi bërë një ndaje të qartë mes funksioneve civile dhe ushtarake. Kontrolli civil mbi ushtrinë është parim themelor. Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi administratën shtetërore. E votojmë kundër këtë kandidat. Po bëni kapjen finale të pushtetin, zgjodhët këtë proces antikushtetues. Presidenti nuk duhet të ketë papajtueshmëri. Ushtarakët aktivë nuk mund të kandidojnë. Kandidati është depozituar si ushtarak aktiv, në momentin e kandidimit fillon procesi i zgjedhjes. Nëse dorëzohet kandidatura, ka nisur edhe papajtueshmëria. Pra kur ju e keni dërguar, ka qenë e papajtueshme. Patët 7 ditë kohë në pozicion. Prandaj do e votojmë kundër”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit