Flash News

Ditari i Opozitës

"Degët e PD në rrethe nuk marrin asnjë fond"/ Berisha e pohon: S'e kam kuptuar kurrë mosndarjen e buxhetit

"Degët e PD në rrethe nuk marrin asnjë fond"/ Berisha e

Në 'Foltoren' e Lezhës, një nga demokratët e pranishëm mori fjalën dhe deklaroi se në 8 vite drejtim nga Lulzim Basha, qendra e PD-së në Tiranë nuk ka shpërndarë asnjë fond nëpër rrethe.

Teksa i shtroi shqetësimin ish-kryeministrit Sali Berisha, demokrati kërkoi një shpjegim nga ai lidhur me situatën.

"Aktualisht ne këto 8 vite degët e Lezhësh nuk kanë asnjë fond nga PD-ja. Degët nëpër rrethe nuk kanë as edhe një fond nga qendra, pavarësisht se është një insitucion i PD-së," tha qytetari.

Ish-lideri e pohon se qendra e PD-së në Tiranë nuk ka shpërndarë asnjë fond kundrejt selive nëpër rrethe, teksa shton se në kohën e tij buxheti iu shpërndahej të gjitha degëve.

"Unë jam çuditur dhe kam ngritur zërin. Nuk e kam kuptuar kurrë mos ndarjen e atij buxheti nëpër rrethe. Ka qenë gjithnjë i ndarë. Një buxhet që vinte ne e ndanim buxhetin në të gjitha degët. Si hoqi dorë nga ajo partia, do rikthehet padiskutim. E vlerësoj thirrjen tuaj," deklaroi Berisha.

Të fundit