Ditari i Opozitës

Deklaratat e Metës, reagon PD: Tregoi se ku nuk fsheh aleancën me Berishën. Qëndro larg PD-së!

Deklaratat e Metës, reagon PD: Tregoi se ku nuk fsheh aleancën me

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta.

Sipas PD, qëndrimi i sotëm i Metës tregoi aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike.

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e PD.

Më herët, në një dalje për mediat, Meta mohoi akuzën e Bashës, teksa deklaroi se nuk i duhet asnjë parti si mburojë dhe se në takimet që zhvillon me qytetarët del pa shoqërues.

“Unë i kam vendosur këto blindat? Unë? Ata me maska unë i kam çuar? Ç’më duhet mua PD si mburojë. S’kam nevojë për asnjë parti si mburojë. Unë dal mes qytetarëve çdo ditë dhe s’kam nevojë për shoqërues. Kush vendos mburoja e blinda ju e dini shumë mirë. Edhe kush e provokon edhe kush e ka provokuar për vite të tëra. I ka thënë hyr në zgjedhje vendore, dhe ja ku e ka lënë opozitën dhe gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta.

Të fundit