Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës në Kuvend, reagon Basha: Për 8 vjet dështime, fajin nuk e ka BE-ja por ‘Tirja’ e  qeverisë  

Deklaratat e Ramës në Kuvend, reagon Basha: Për 8 vjet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në një reagim në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Sipas Bashës, Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.

Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha.

Të fundit