Flash News

Ditari i Opozitës

Del slogani i PD për protestën e 7 korrikut, thirrje dhe mesazh për qytetarët

Del slogani i PD për protestën e 7 korrikut, thirrje dhe mesazh

Më 7 korrik Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile do të thërrasin protestën kundër qeverisë Rama. Vetëm pak ditë larg protestës, PD ka nxjerrë edhe sloganin me të cilin i drejtohet qytetarëve t’i bashkohen qëndresës.

“Shqipëria në rrezik. Mos thuaj: Ç’më duhet mua!”, është slogani dhe njëherazi mesazhi i PD për qytetarët.

Dje në një konferencë për shtyp, kreu i PD Sali Berisha dha detaje nga organizimi i protestës. Kryedemokrati tha se do të ketë negociata me partitë e tjera opozitare që do t’i bashkohen protestës. Berisha theksoi se protesta do të drejtohet nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Ai po ashtu kërkoi angazhimin anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

“Por të gjithëve ju anëtarëve të Këshillit Kombëtar drejtuesve u bie detyra të zbresin në çdo bllok grup seksioni e në të gjithë shtrirjen e PD për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë.

Kjo protestë mblidhet, thirret, në një kohë kur vendi tashmë ka opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime e asgjë tjetër ka vetëm mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kam shumë besim se qytetarët do i japin të gjithë asaj proteste përmasat dhe seriozitetin që ajo meriton”, u shpreh Berisha.

Protesta e thirrur do të mbahet më 7 korrik në orën 19:00.

Të fundit