Flash News

Ditari i Opozitës

Për herë të parë, PD hap dyert për qytetarët. Çfarë synon nisma e re

Për herë të parë, PD hap dyert për qytetarët.

Partia Demokratike ka vendosur të hapë selinë e saj për qytetarët. Teksa përgatitet për protestën e 7 korrikut, PD njofton se foltorja do të jetë e hapur për shqiptarët.

Për herë të parë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

PD bën me dije se këtë nismë e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç dhe stomatologe në orën 11.00.

Njoftimi i PD:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.

Të fundit