Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët "e rrëzuan" me 4446 vota pro/ A i druhej Basha shkarkimit të sotëm

Demokratët "e rrëzuan" me 4446 vota pro/ A i druhej Basha

Sot Kuvendi i PD e shkarkoi Lulzim Bashën si kryetar me 4446 vota pro. Demokratët sot e "rrëzuan" Bashën, ndërsa ai e etiketonte këtë Kuvend si "miting".

Disa javë më parë Basha u shpreh i sigurt se në Kuvendin Kombëtar nuk do të kishte një vendimi për shkarkimin e tij.

“Zoti Berisha nuk është një gjendje të marrë asnjë vendim të tillë. Ai është i pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë", deklaronte Basha.

I pyetur nëse merret një vendim i tillë dhe a do të përgjigjej edhe ai në të njëjtën mënyrë duke përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike, Basha deklaronte se “Për fat të mirë Partia Demokratike dhe unë nuk veprojmë në bazë të nëse. Nëse-të, i takojnë një individi i cili pasigurinë e tij dhe nevojën për ta përdorur apo keqpërdorur Partinë Demokratike dhe demokratët si mish për top në një luftë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalon nga paradoksi në paradoks, çfarë thotë sot nuk thotë nesër".

 

Të fundit