Flash News

Ditari i Opozitës

"Revolucionin nuk e rrëzon askush”/ Gjashtë orë punime, ç'ndodhi në Kuvendin e PD

"Revolucionin nuk e rrëzon askush”/ Gjashtë orë

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi ditën e sotme Kuvendin Kombëtar të PD, i cili votoi për shkarkimin e kryedmeokratit Lulzim Basha, ndryshimin e statutit, vulës dhe logos së partisë.

Ky Kuvend erdhi pas takimeve që Berisha mbajti në të gjithë vendin, tur të cilin do ta zhvillojë sërish. Në Kuvend u vendos që në datën 18, në të njëjtën ditë kur në fakt Lulzim Basha ka lajmëruar mbajtjen e Kuvendit të PD, do të mbahet një referendum në të gjitha degët e partisë, ku do të votohet nëse janë dakord ose jo me shkarkimin e Lulzim Bashës.

Kuvendi i sotëm zgjati rreth gjashtë orë, por nuk ndodhën zhvillime si marshimi drejt selisë blu. Demokratët u shprehën se nuk kërkojnë që aksionin ta bëjnë me dhunë. Pasi doli rezultati i votimit, Berisha është larguar nga ambientet e stadiumit "Air Albania" dhe ka dhënë një prononcim për gazetarët.

I pyetur nëse do të ketë protesta, Berisha deklaroi se “revolucionin nuk e rrëzon dot askush”. Gazetarët e pyetën nëse do të shkojnë në selinë blu dhe ish-lideri i saj tha, "selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës".

 

Të fundit