Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimet e Bardhit për Olsi Ramën, reagon Berisha: Efekti i dokumentave të dosjes shkatërruan klanin mafioz Rama

Denoncimet e Bardhit për Olsi Ramën, reagon Berisha: Efekti i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në mbrëmje në lidhje me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në studion e Opinion.

Berisha shkruan se dokumentat e publikuara nga Bardhi shkatërruan klanin mafioz të Ramës. 

Reagimi i Berishës:

Tmerr nga dokumentat në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin.

Efekti i dokumentave zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.

Për të rrezuar dokumentat e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafjoz Rama paraqiti si argument të vetëm:

1- Vendimin e gjykatave të varuara prej tij që kanë dënuar dokumentat zytare si shpifje

2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama “fajin e ka Saliu”

Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama.

Mjerim, mjerim për ata që dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali.

 

 

Të fundit