Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët i kërkuan dorëheqjen, Basha e mohon: Nuk donin kokë turku, por bashkim

Deputetët i kërkuan dorëheqjen, Basha e mohon: Nuk donin

Megjithëse pjesa dërrmuese e deputetëve i kërkuan hapur dorëheqjen nga partia, krydemokrati Lulzim Basha e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbloedhjes Basha u shpreh se grupi i PD nuk ka kërkuar as kokë turku as justifkiime, pork a bërë një analizë të gjendjes dhe është parë mundësia për bashkim.

“Sot grupi bëri një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë do të bëj justifikime. Ajop që dua t’iu them është se për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Sa më takon mua jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka që kam në dorë”, tha Basha.

Më herët, kreu i opozitës deklaroi se do të vendosë veten e tij si kryetar në dispozicion të çdo zgjidhje, në të gjitha format e mundshme. Frupi i PD gjatë mbledhjes, propozoi disa pika si zgjidhje për gjendjen e krizës. Një prej tyre, është edhe tërheqja jo vetëm e Bashës, por edhe e Berishës duke i krijuar mundësi të tjerëve të hyjnë në garë.

Grupi propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si edhe zgjedhje me fokus rindërtimin e besimit të demokratët.

Të gjitha propozimet do të diskutohen me Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Të fundit