Flash News

Ditari i Opozitës

"Do mbyllim doganat", Spaho i përgjigjet Peleshit: Qenkan turbulluar, Nikos nuk i bëhet vonë për prodhimin vendas

"Do mbyllim doganat", Spaho i përgjigjet Peleshit: Qenkan
Edmond Spaho

Kandidati për deputet në Korçë i PD, Edmond Spaho ka reaguar pasi kundërshtari i tij Niko Peleshi i quajti 'absurde' deklaratat e tij për rimëkëmbjen e bujqësisë.

"Qënkan turbulluar rëndë Rama dhe Peleshi për deklaratat e mia në fshatrat e Korçës, për ringritjen e Bujqësisë pas 25 Prillit. Kanë të drejtë të shqetësohen e të mos ndiejnë më qetësi, sepse uragani i votave të fermerëve në Korcë dhe në të gjithë Shqipërinë, do ti kthejë në shtëpi një herë e mirë", shkruan Spaho në Facebook.

Ai thotë se në qeverisja aktuale falimentoi bujqësinë dhe prodhimin vendas.

"Niko Peleshit, ish-ministrit të Bujqësisë nuk i dhimbset që mollët, patatet dhe qepët e fermerëve korçar kalben dhe i hidhen bagëtive. Ai nuk shqetësohet për varferinë dhe mjerimin që është shtruar këmbëkryq fshatrave të Korcës dhe Shqipërisë", shkruan Spaho ndër  të tjera.

Ky i fundit i kujton Peleshit se ka ende nje proces gjyqesor ende te pambyllur per lejimin e importit te kimikateve helmuese per njerzit.

 

Të fundit