Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, reagimi i parë nga PD:

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

Teksa ishte i ftuar në A2 CNN dhe u njoh me lajmin e dorëheqjes, Këlliçi tha se Dredha është shkakruar nga kryebashkiaku i Shqipërisë Edi Rama, siç e quajti ai.

“Kryebashkiaku Edi Rama ka shkarkuar një nga drejtorët që ka pasur në Vlorë. Unë e kam thënë këtë edhe për ministrat, që Edi Rama nuk ka më as kabinet ministror, por ka vetëm drejtorë.

Ai operon me një pjesë dërrmuese të stafit që ka pasur në Bashkinë e Tiranës dikur dhe ka drejtorë për ujërat e zeza, drejtorë për ujërat e bardha, ka drejtorë për rrugët, ka drejtorë për marrëdhëniet me jashtë. Këto janë çështje administrative të vogla pasi kryebashkiaku i Shqipërisë Edi Rama kështu ka menduar”, tha Këlliçi.

 

Të fundit