Flash News

Ditari i Opozitës

Dualizëm me Berishën? Basha: E kam lejuar unë, përjashtimi i Berishës nga fushata në Tiranë, më solli fitore

Dualizëm me Berishën? Basha: E kam lejuar unë, përjashtimi i

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pyetur nëse ka pasur një dualizëm mes tij dhe Berishës në drejtimin e partisë, deklaroi se largimi i ish-kryeministri nga fushata për kandidat të kreut të Bashkisë së Tiranës, ishte çelësi i fitores ndaj Edi Ramës.

Në News 24, Basha theksoi se Berisha do të duhej të largohej vetë nga partia, teksa shton se vetë mënyra se si Berisha shfaqej krijonte idenë e një dualizmi brenda PD-së.

“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat  që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës.  Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjate këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave  elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale  me Partinë Demokratike.  Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike. Protagonizmi  i Sali Berishës merrte trajtat nga ana  e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai  duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, u shpreh Basha.

Të fundit