Flash News

Ditari i Opozitës

Pas investimeve strategjike, grupi i PD kërkon Komision të Posaçëm për krizën energjetike

Pas investimeve strategjike, grupi i PD kërkon Komision të

Grupi Parlamentar i PD ka nisur pak më parë mbledhjen në selinë blu, të thirrur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Grupi ka vendosur të paraqesë një kërkesë për të ngritur një Komision të Posaçëm Parlamentar.

Sipas vendimit, komisioni do të ketë në fokus hetimin e abuzimeve që bëhen me shitblerjen dhe krizën e energjisë elektrike. Detyra për zbatimin e vendimit i është ngarkuar deputetit Lefter Gështenja dhe Helidon Bushati.

“Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqes një kerkese per ngritjen e nje komisioni te posaçem parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizen e krijuar ne sistemin energjitik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese”, komunikohet në vendimin e grupit.

Kujtojmë se një ditë më parë, 7 deputetë të PD kërkuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Investimet Strategjike, në mënyrë që të verifikojë dhënien e statutit ‘investitor strategjik’.

Deputetët kanë marrë shembull tre raste: resorti turistik i aktorit të humorit Gazmend Paja, rasti i bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, Artan Gaci dhe Portin e Durrësit. Sipas deputetëve mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet.

Të fundit