Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi nga burgu Bashkinë e Himarës, si e mësoi lajmin Fredi Beleri

Fitoi nga burgu Bashkinë e Himarës, si e mësoi lajmin Fredi

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri fiton Himarën! Rezultati është vendosur pas numërimit të kutisë së fundit këtë mëngjes.

Kandidati i burgosur i opozitës mori avantazhin vetëm në kutitë e fundit, me një diferencë prej 30 votash.

 Sipas kreut të PBDNJ, Vangjel Dule Beleri e ka marrë lajmin e fitores përmes avokatit të tij.

“Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Himaarë u thyer autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas.

Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri.  Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Dule.

Beleri mori 50.1% të votave, kurse rivali i tij Jorgo Goro 49.9%.

 

Të fundit