Flash News

Ditari i Opozitës

Forcë e tretë në zgjedhje, selia blu ‘hesht’, asnjë reagim nga Basha

Forcë e tretë në zgjedhje, selia blu ‘hesht’,

Rezultatet e numërimit të votave kanë qenë zhgënjyese për Partinë Demokratike, e cila deri tani rezulton forcë e tretë në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën dje në 6 bashki.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të selisë blu nuk shprehën asnjë falënderim për votuesit pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00 për të gjashta bashkitë. Edhe kur Bashkia e Vorës shpalli rezultatin, ku PD rezultoi e treta në renditje me 687 vota, selia blu nuk komentoi.

Nga radhët e socialistëve dhe nga “Shtëpia e Lirisë”, ka pasur reagime. Ishte Damian Gjiknuri i cili foli pas mbylljes së votimit dhe Erion Veliaj që përgëzoi Blerim Sherën për fitoren në Vorë.

Klevis Balliu, nga radhët e “Shtëpisë së Lirisë”, falënderoi votuesit për mbështetjen e kandidatit të Lushnjes Elton Bano.  

Të fundit