Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për SPAK/ Berisha “zbërthen” situatën: Po ndodh një tragjikomedi, betejë mes Ramës dhe Kim

Gara për SPAK/ Berisha “zbërthen” situatën: Po ndodh

Sali Berisha ka folur për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, ndërsa kandidatët po prezantojnë platformat e tyre. Në konferencën për mediat, kryedemokrati tha u ndal te kjo çështje, që dyshohet se ka “krisur” raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Berisha tha se nuk është detyrë e kryeministrit të përcaktojë se kush do ta drejtojë SPAK-un, ndërsa shtoi se Rama po kërkon ta asgjësojë këtë organ.

“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.

Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë”, tha Berisha.

Sipas këtij të fundit, Rama kërkon që në krye të SPAK-ut të vendoset Edvin Kondli.

“Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.  Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, shtoi Berisha.

Lideri i opozitës akuzoi ambasadoren Yuri Kim se po mbron dështimin e reformës së Soros-it.

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.

Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama”, u shpreh kryedemokrati.

Të fundit