Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj merr ‘live’ ftesën për Kuvendin Kombëtar, si i përgjigjet

Gjekmarkaj merr ‘live’ ftesën për Kuvendin Kombëtar,

Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve për t’iu bashkuar nesër në orën 10:00, Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ftesën e ‘Rithemelimit’ e ka marrë ‘live’ në studion e emisionit “Pikat mbi I” në “News 24”, edhe deputeti Agron Gjekmarkaj. Deputeti u shpreh se pavarësisht ftesës që i është bërë, qëndrimi i tij për situatën përballë së cilës ndodhet PD, nuk ndryshon.

“Sapo më erdhi një ftesë nga Komisioni i Rithemelimit në whatsapp, ku ftohem të tërheq mandatin në recepsion për Kongresin. Ftesa nuk ma ndryshon qëndrimin”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit