Flash News

Ditari i Opozitës

Gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë, reagon PD: Çdo ditë më shumë e Ramës në pushtet, është kosto për vendin  

Gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë, reagon PD: Çdo ditë

Vjen reagimi i Partisë Demokratike pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Ish deputetja, Jorida Tabaku shprehet se kjo gjobë do të thotë se sa më shumë që kryeministri Edi Rama qëndron në pushtet, aq më shumë kosto do të paguajë vendi dhe qytetarët shqiptarë.

Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës. 

Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje”, shprehet Tabaku.

Të fundit