Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati ndaj Salvator Kaçajt, Berisha publikon videon: Manovrimi i shoferit e bëri të pamundur aktin kriminal

Atentati ndaj Salvator Kaçajt, Berisha publikon videon: Manovrimi i

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar sot një video që sipas tij tregon atentatin e dështuar ndaj ish kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçajt.

Në video duket një makinë e bardhë që i zë rrugën makinës ku udhëtonte Kaçaj me të birin, dhe dy persona dalin për ta qëlluar me armë, por shoferi i makinës ecën mbrapa dhe largohet nga atentatorët.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.”, ka thënë ndër të tjerash Berisha.

Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim.

Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.

Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.

Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër.”

 

 

 

Të fundit