Flash News

Ditari i Opozitës

I quajti qytetarët “mercenarë”, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Janë krenaria e kombit përballë një kryehajduti

I quajti qytetarët “mercenarë”, Berisha i

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të denoncojnë përdorimin e gazit lotjsellës të skaduar nga policia, në protestën e opozitës.

“Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare”, tha Berisha, i cili deklaroi se përdorimi i tij sjell pasoja në shëndetin e qytetarëve.

Kryedemokrati komentoi edhe reagimin e kryeministrit Rama i cili etiketoi qytetarët që iu bashkuan protestës si “mercenarë të paguar” dhe “rrugaçë”. Berisha tha se qytetarët janë krenaria që i doli përballë një kryehajdurti tashmë të trembur, si Rama.

“Edi Rama, Ramaduro, sot në mëngjes pas një nate plot makthe shkruante i vrenosur, i bërë zeher, i tmerruar, në përçartjen e tij në X, fliste për rrugaç lagjesh, për mercenarë, cilësonte të rinjtë guximtarë. Unë u them këtyre heronjve të vërtetë, se gjëja e parë që më erdhi ndërmend kur lexova ishte, ishin akuzat që diktatori i fundit komunist u bënte të rinjve të Tiranës kur i quante halabakë, rrugeçër në gjuhën e, në gjuhën që përdor sot Edi Rama.

Ndaj dhe i them kaq Edi Ramës, ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun”, deklaroi Berisha nga selia blu.

Të fundit