Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Basha paralajmëron arrestime të tjera: Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj të ndiqen penalisht

Inceneratorët/ Basha paralajmëron arrestime të tjera: Gjiknuri,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar arrestime të tjera për çështjen e Inceneratorëve, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, një ditë më parë.

Në konferencën për mediet, Basha deklaroi se arrestimi i Kokës është vetëm fryt i parë, duke shtuar në listën e ‘të shigjetuarve’, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe Armando Subashin.

“Me shuam respekt. Po, përgjigjia është po, por nuk kam ndërmend t’i jap kënaqësinë askujt të devijojë nga thelbi i çështjes. Që është mafia e inceneratorëve. Fryti i parë është arrestimi i një ministri të Ramës, që duhet të vijojë me arrestime të tjera te kryeministri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Armando Subashi. Në veçanti kjo Stela Gugallja se këta të tjerët janë ustallarë. Le të gjenden pronarët e vërtetë të llogarive ku i kanë zhdukur kur i kanë çuar jashtë shtetit. Pa diskutim që ka dhe afera të tjera, po sot do të bëj të gjitha përpjekjet e mia”, deklaroi Basha.

Të fundit